Me largimin e kroatit, Marcelo Brozovic nga Inter, drejt sauditëve të Al-Nassr, tashmë skuadra nga “zikaltërit” e Milanos janë në kërkim të një mesfushori, që mund të arrijë të mbulojë disi largesën e 30-vjeçarit.
Objektivi kryesor i Inter për këtë merkato vere, padyshim që mbetet “fantazisti” i Sassuolo, David Frattesi, mirëpo nëse talenti italian, nuk pranon propozimin e drejtuesve “zikaltërit”, këta të fundit do të përpiqen të nënshkruajnë me dikë tjetër e mesa duket emri është gjetur.
Bëhet fjalë për talentin e mesfushës së Udinese, Lazar Samardzic, i cili pëlqehet shumë nga Inter. Vetëm 21-vjeçar, “ylli” i “bardhezinjve” arriti të shkëlqente sezonin e shkuar, duket realizuar 5 gola e dhuruar 4 asistime në 37 ndeshjet e luajtura në Serie A. /i.m /abcnews.al