“Kryengritja jetëshkurtër e muajit të kaluar nga grupi mercenar Wagner nuk pati asnjë efekt në “operacionin special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë”.
Kështu u shpreh të hënën ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, shkruan N1.
Shoigu tha se qëllimi i rebelimit ishte destabilizimi i Rusisë, por sipas tij, kjo dështoi për shkak të besnikërisë së ushtarëve.
“Provokimi nuk u reflektua në veprimet e grupeve ushtarake pjesëmarrës në operacion”, u shpreh ai në mbledhjen e ministrisë.
Më 24 qershor, luftëtarët e Wagner-it pushtuan qytetin jugor rus të Rostovit dhe u drejtuan drejt Moskës, dhe udhëheqësi i tyre Yevgeny Prigozhin kërkoi shkarkimin e Shoigut dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov.
Kriza u zgjidh nga presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, duke ndërmjetësuar një marrëveshje midis Kremlinit dhe Prigozhin./abcnews.al