Antonio Conte nuk e ka pritur aspak mirë atë që ndodhi me skuadrën e tij në Champions kundër Slavia Prague. Trajneri italian ka kërkuar nga skuadra e tij të jetë më e gjallë në fushë dhe të mos përsëritet një ndeshje e tillë si me çekët.
Veç kësaj atë e ka tërbuar edhe diçka tjetër: dalja e informacionit për debatin mes futbollistëve Lukaku e Brozovic. Lajmi i publikuar nga Gazzetta dello Sport dyshohet të jetë nxjerrë nga njëri prej lojtarëve. Conte u ka kërkuar drejtuesve ta gjejnë kush e ka bërë diçka të tillë.
Duke qenë para derbit, një informacion i tillë nuk duhet të kishte dalë. Mbetet për t’u parë nëse do të gjendet spiuni. Kur të ndodhë me siguri do të vijë edhe një dënim shembullor. /abcnews.al