“Çdo libër që konsiderohet i shenjtë duhet të respektohet nga respekti për ata që besojnë në të”. Kështu u shpreh Papa Françesku teksa shprehu indinjatë për djegien e Kuranit në Suedi. Në një intervistë për gazetën emirate Al Ittihad, që do të publikohet të hënën, Papa Françesku tha:
“Unë jam i neveritur nga veprime të tilla. Çdo libër që konsiderohet i shenjtë nga populli i tij duhet të respektohet nga respekti për ata që besojnë në të. Liria e shprehjes nuk duhet të përdoret kurrë si justifikim për të ofenduar të tjerët”, nënvizoi Papa Francesku gjatë intervistës.
“Një ditë të rinjtë do të na gjykojnë mirë nëse u kemi dhënë atyre një bazë solide për të krijuar takime të reja qytetërimi; dhe ata do të na gjykojnë keq nëse ne nuk u kemi ofruar asgjë veç mirazheve, hezitimeve me rrezikun e përplasjeve dhe urrejtjes”.
“Për mendimin tim, mënyra e vetme për t’i mbrojtur të rinjtë nga mesazhet negative, të rreme dhe tundimet materiale, urrejtja dhe paragjykimet, nuk është t’i lëmë të qetë në këtë betejë, por t’i pajisim me mjetet e nevojshme që janë liria, aftësia dalluese dhe përgjegjësia”./abcnews.al