“Haaland, Mbappe apo Vinicius, njëri prej tyre do të fitojë Topin e Artë”, tha Kluivert.
Çuditërisht, holandezi nuk e përmendi emrin e Lionel Messit, i cili konsiderohet favorit kryesor për këtë çmim. Mesa duket ai mendon se Mbappe dhe Vinicius janë kandidatë më të denjë. /G.D abcnews.al/