Austria planifikon t’i bashkohet sistemit evropian të mbrojtjes ajrore

schedule12:40 - 2 Korrik, 2023

schedule 12:40 - 2 Korrik, 2023

Austria po kërkon t’i bashkohet Iniciativës Evropiane të Mburojës së Qiellit (ESSI), një sistem evropian i mbrojtjes ajrore që synon të mbyllë boshllëqet e mbrojtjes ajrore të NATO-s.”Situata e kërcënimit është intensifikuar masivisht për shkak të luftës së agresionit rus në Ukrainë,” tha kancelari Karl Nehammer.

Prandaj Austria, së bashku me vendet e tjera evropiane, duhet të mbrohet nga sulmet me dronë dhe raketa, nënvizoi ai. ESSI është një nismë gjermane në sfondin e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.Më shumë se një duzinë shtetesh evropiane i janë bashkuar tashmë projektit, raporton Dë.

Statusi neutral ushtarak i Austrisë nuk do të rrezikohej nga bashkimi, thanë Nehammer dhe ministrja e Mbrojtjes Klaudia Tanner. “Është çështje e pjesëmarrjes në një ombrellë mbrojtëse që shërben për të shmangur rrezikun”, argumentuan ata./abcnews.al