Një lajm i trishtë dhe një tragjedi ka ndodhur në Formula 3.
Gjatë një gare në Belgjikë, shirat e rrëmbyeshëm kishin “verbuar” pilotët e makinave të garave, aq sa u bënë edhe burim aksidenti.
18-vjeçari holandez, Dilano Van’t Hoff ishte viktima në këtë garë. Rreshjet e shumta të shiut bënë që ai të humbte kontrollin e makinës dhe të përplasej më pas nga një tjetër garues nga pas duke bërë që të ndërronte jetë.
Duket qartë edhe nga video se shkaktari kryesor kanë qenë rreshjet e dendura të shiut dhe pista e lagur./h.ll/abcnews.al