Trazirat në Francë/ Rreth 500 të arrestuar në Marsejë dhe Lion

schedule08:12 - 1 Korrik, 2023

schedule 08:12 - 1 Korrik, 2023

Më shumë se 470 persona në Francë u arrestuan gjatë natës së katërt të trazirave të shkaktuara nga vrasja e policisë ndaj një adoleshenti, por zyrtarët pohuan se situata ishte më e qetë se një natë më parë.

45 mijë policë, përfshirë forcat speciale, u vunë në gatishmëri për t’iu përgjigjur trazirave dhe plaçkitjeve në të gjithë vendin të premten mbrëma.

Raportet treguan se kushtet në Paris ishin pak më të qeta se netët e mëparshme, ndërsa situata në qytetet e tjera të mëdha si Marseja dhe Lioni ishte më kaotike, me ndërtesa dhe automjete të djegura dhe dyqane të grabitura.

Dyqanet në disa qendra tregtare në periferi të Parisit, si dhe një dyqan Apple në qendër të Strasburgut, u plaçkitën pasditen e së premtes.

“Është republika ajo që do të fitojë, jo rebelët,” tha ministri i brendshëm i Francës, Gérald Darmanin, teksa u takua me policinë në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

“Kemi arrestuar 471 persona në territorin kombëtar,” tha ai, por vuri në dukje “një intensitet shumë më të ulët se gjatë ditës së djeshme dhe madje pardje”.

Mbi 900 persona u arrestuan natën e kaluar.

Darmanin denoncoi “dhunën e papranueshme në Lion dhe Marsejë”, ku demonstratat publike u ndaluan dhe transporti publik gjithashtu.

/abcnews.al