Mason Greenwood, talenti i Manchester United, ishte autori i golit të vetëm në takimin mes “Djajve të Kuq” dhe Bragës, i vlefshëm për raundin e parë të Europa League. 19-vjeçarit iu besua një fanellë titullari nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer dhe ishte pikërisht anglezi ai që i dha fitoren ekipit të tij.
Në minutën e 73-të, Greenwood realizon një gol të shkëlqyer, duke bërë gjithçka vetë. Pasi merr një pasim nga Fred, talenti futet brenda zonës, driblon mbrojtësin kundërshtar dhe mposht portierin e Bragës nga një diagonale shumë e vështirë.
Me këtë gol, Greenwood bëhet lojtari i parë dhe i vetëm i United që ka lindur pas vitit 2000 dhe ka shënuar, një rekord fantastik për të./abcnews.al

