Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Absurde, FSHF nuk di ku i ka goglat! E Dyta pa kalendar

schedule23:18 - 19 Shtator, 2019

schedule 23:18 - 19 Shtator, 2019

Edhe pse jetojmë në periudhën e internetit, në FSHF shpesh përtojnë të njoftojnë përmes kanaleve zyrtare mbi shumë gjëra. Në fakt, më shumë se përtesë, është “stil” pune.

Shumë gjëra nuk duhet të dalin jashtë dyerve të federatës, edhe pse ndonjëherë qëllimisht lihet ndonjë dritare hapur dhe informacione të caktuara u serviren mediave.

Absurditetet që ndodhin aty janë të shumta, sikurse edhe fakti që kampionati i Kategorisë së Dytë është programuar të nisë më 21 shtator dhe në FSHF kanë harruar të hedhin shortin. Se cilat klube do garojnë në këtë nivel të futbollit shqiptar, një Zot e di. Gjithsesi çfarë rëndësie ka kjo, apo kalendari.

Ndoshta në qeverinë e futbollit shqiptar po programojnë ndonjë konferencë për të sqaruar gjithçka, por edhe aty me siguri do duhet të shkojmë e të pyesim mbi ato çështje që federatës i intereson.

Ndoshta po tentohet që t’i bëhet presion qeverisë për ligjin e sponsorizimit (se mos e merrni seriozisht diçka të tillë!). Shtatori po kalon dhe ende premtimi i kryeministrit Edi Rama ka mbetur në letër.

Askush nuk e beson se ai dhe qeveria e tij do vihen në sedër se nuk nisën Kategoria e Dytë e të miratojnë paketën e re fiskale për ata që kontribuojnë financiarisht në sport. Kështu që në FSHF duhet të zgjohen dhe të hedhin shortin për Kategorinë e Dytë.

Kur të kenë akses në internet, mund të njoftojnë edhe në lidhje me çfarë u vendos në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, ashtu sikurse edhe të publikojnë vendimet e Komisionit të Disiplinës. Komisionin e Etikës nuk ua ngacmojmë, mbledhjet aty janë “top sekret” dhe as që duam t’ia dimë çfarë bëhet. Një short, dreqi e marrtë, duhet ta kishit hedhur! Mos është shumë ajo që kërkohet?! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!