AUSTRI– Gazeta më e vjetër e përditshme në botë ka dalë në shtyp për herë të fundit sot. Në të ardhmen do të vazhdojë si media online. Mediat austriake shkrujnë se gazeta “Wiener Zeitung” u botua për herë të fundit si gazetë e përditshme e shtypur të premten.
Ajo u shfaq për herë të parë në treg më 8 gusht 1703, në atë kohë ende si Wienerisches Diarium dhe kështu ishte gazeta më e vjetër e përditshme e botuar ende në botë.
Në të ardhmen, gazeta e vetë republikës do të drejtohet kryesisht si një medium në internet, me stafin editorial që do të zvogëlohet ndjeshëm në rreth 20 persona.
Ndryshimi bazohet në një ligj qeveritar që ka qenë objekt kritikash të ashpra. Të enjten në mbrëmje, makinat e printimit u ndezën për herë të fundit për Wiener Zeitung në shtypshkronjën Herold në lagjen 3 të Vjenës.