Plot 100 milionë euro për kroatin, zbulohet kontrata “faraonike” e Brozovic me Al-Nassr

schedule22:50 - 29 Qershor, 2023

schedule 22:50 - 29 Qershor, 2023

Paraditen e sotme, mesfushori kroat i “zikaltërve” të Inter, Marcelo Brozovic refuzoi ofertën e arabëve të Al-Nassr, mirëpo në mbrëmje duket se diçka ka ndryshuar dhe kroati do të jetë lojtari më i ri i Kampionëve sauditë.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, kroati 30-vjeçar dhe klubi arab kanë arritur marrëveshjen për transferimin e tij në Rijad, teksa gjithçka do të firmoset në orët në vazhdim.

Në klubin e tij të ri, Brozovic do të përfitojë plot 100 milionë euro për 3 vitet e ardhshme që do të kalojë në Arabinë Saudite, ndërsa “zikaltërit” mbeten goxha të kënaqur, teksa përfituan 23 milionë euro nga shitja e kartonit të kroatit. /i.m /abcnews.al