Kremlini refuzoi të enjten të jepte ndonjë detaj në lidhje me fatin e gjeneralit rus Sergei Surovikin, statusi dhe vendndodhja e të cilit nuk janë bërë publike që nga një kryengritje e dështuar e armatosur nga mercenarët të shtunën.
I mbiquajtur “Gjenerali Armagedon” nga shtypi rus për taktikat e tij agresive në luftën e Sirisë, Surovikin – i cili është një zëvendës komandant i forcave ruse në Ukrainë – nuk është shfaqur në publik që nga e shtuna, kur në një video i bënte thirrje liderit mercenar Yevgeny Prigozhin për të anuluar kryengritjen e tij, shkruan Reuters.
Zëdhënësi i Kremlinit. Dmitry Peskov i referoi pyetjet në lidhje me Surovikin në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë për të.
I pyetur nga gazetarët nëse Kremlini mund të sqarojë situatën me Surovikin, Peskov tha: “Jo, për fat të keq jo./abcnews.al