Ambasadori i Rusisë në Zvicër, Sergei Garmonin tha se Moska nuk mund të pranojë asnjë samit paqeje të organizuar nga Zvicra për Ukrainën pasi ajo iu bashkua sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër vendit të tij, duke shtuar se Zvicra kishte humbur reputacionin e saj për neutralitet.
Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sugjeroi në një fjalim në parlamentin avicerian se vendi mund të vepronte si ndërmjetës. Zelensky ftoi Zvicrën të presë një samit global të paqes për Ukrainën duke thënë se më parë kishte diskutuar nismën me presidentin zviceran Alain Berset.
Në një intervistë me gazetën Le Temps të botuar të enjten, ambasadori rus Sergei Garmonin tha se Rusia nuk do të pranonte që Zvicra, e cila tradicionalisht ka shërbyer si një vend për bisedimet e nivelit të lartë midis fuqive kundërshtare, të presë një samit të tillë.
“Përfaqësimi dhe ndërmjetësimi zviceran nuk bëhet fjalë. Zvicra fatkeqësisht e ka humbur statusin e saj si shtet neutral dhe nuk mund të veprojë më si ndërmjetëse apo përfaqësuese e interesave”, tha ambasadori zvicerian./abcnews.al

