Në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit theksohet se vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë vende të cilat plotësojnë kërkesat minimale të transparences fiskale.
Në raportin ku vlerësohen 140 vende, ishin vetëm 72 shtete që plotësonin kërkesat minimale sa I përket transparences fiskale.
Ky raport bazohet në të dhëna që vijnë nga viti 2022.
Departamenti Amerikan I Shtetit thekson se Transparenca fiskale është një element kyç I menaxhimit efektiv të financave publike dhe ndihmon në ndërtimin e besimit në tregjet ndërkomëtare dhe ato rajonale.