Debutimi, derbi dhe pritja më e bukur: Donnarumma “hap kartat”

schedule15:53 - 19 Shtator, 2019

schedule 15:53 - 19 Shtator, 2019

Gianlugi Donnarumma është gati për derbin me Interin, por fillimisht në prononcimin e tij për “DAZN” flet për festën në aksionin e fundit në ndeshjen kundër Hellas Verona. Shpërthimi i portierit nuk kaloi pa u vënë re, ndërkohë që ai analizon edhe skuadrën dhe paraqitjet e bëra në javët e para të kampionatit.

“Ishte një shkarkim i adrenalinës në aksionin e fundit. Ishte dëshira për ta fituar atë ndeshje, sikurse të gjithë donim. Jemi një grup i bukur. Normalisht do të ketë vështirësi në fillim kur ndryshon trajneri. Po e ndjekim mirë atë. Deri më tani kemi fituar 2 nga 3 ndeshjet e kampionatit. Nuk kemi luajtur mirë, por fitoret na ndihmojnë. Gradualisht do përmirësohemi edhe në lojë”, u shpreh mes të tjerash Donnarumma.

DERBI ME INTERIN – “Derbi shkon përtej gjithçkaje, është një ndeshje që përgatitet vetë, me shumë karikim dhe me shumë emocion për të luajtur. Është kënaqësi unike të luash në derbi, diçka shumë shumë e mirë. Të fitosh është edhe më bukur.

DEKLARATA E BOBAN – Kroati, para pak ditësh deklaroi se Milani e ka një lider dhe ai Donnarumma, edhe pse bëhet fjalë për një lojtar të ri. “E falënderoj shumë atë, gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time, t’i jap një dorë ekipit dhe ta inkurajoj atë. Sillem ashtu siç kam bërë gjithmonë. Jam një djalë i thjeshtë, por jam një nga ata që ka më shumë ndeshje dhe kjo më jep njëfarë përgjegjësie”.

DEBUTIMI – “Isha shumë i emocionuar. Normalisht e ndjeja edhe tensionin. Mbaj mend kur Sinisa më tha një ditë para ndeshjes dhe doja të thërrisja menjëherë familjen time. Ishte fantastike. Sinisa më pyeti një ditë më parë nëse kisha frikë të luaja dhe i thashë jo. Isha gati, pasi isha stërvitur mirë. Isha shumë i motivuar para debutimit. Gjendja shëndetësore e serbit? Sinisa është një luan dhe do ia dalë, Shpresoj ta përqafoj së shpejti”.

PRITJA MË E BUKUR – “Pritja më emocionuese ishte kur fituam me Juventusin 1-0 në ‘San Siro’. Ishte minuta e fundit dhe zhurma e stadiumit ishte e mrekullueshme. Ishte më e forta që kam dëgjuar”, ka deklaruar portieri i Milanit. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!