Pasi mposhti sllovenin, Dejan Leburic, me rezultatin e thellë 4 me 1, në raundin e 1/32-ve të kategorisë 71 kg për meshkurj në sportin e boksit, boksieri i talentuar shqiptar, Alban Beqiri ka vazhduar “marshimin” e tij në “Lojërat Evropian” 2023, që po zhvillohen në Krakov të Polonisë.
Në përballjen e dytë të vlefshme për raundin e 1/16-ve, Beqiri fitoi sërish me rezultatin 4 me 1, kësaj here përballë lituanezit, Aleksandr Trofimcuk, duke iu afruar kështu gjithnjë e më shumë medaljes së arit.
Pas kësaj fitoreje, “ylli” 29-vjeçar i boksit shqiptar e gjen veten në çerek-finalet e turneut, teksa përballë kësaj radhe do të ketë danezin Nikolai Terteryan, teksa përballja që do të mësojë një prej gjysmë-finalistëve të kompeticionit do të zhvillohet ditën e sotme. /i.m /abcnews.al