“Plani i Putin po dështon”/ Kryeministri holandez: Evropa qëndron fort për sigurinë e përbashkët

schedule21:41 - 27 Qershor, 2023

schedule 21:41 - 27 Qershor, 2023

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte deklaroi se plani i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin po dështon.

Deklaratën, Rutte e dha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë evropianë.

Rutte u shpreh se Evropa qëndron fort për sigurinë e përbashkët.

“Rruga që ka marrë Ukraina është po e njëjta që ne kemi marrë përkundrejt Rusisë. Plani i Putin po dështon dhe me këtë agresion kujtoi se do na luftonte, por ne e dimë që do qëndrojmë fort për sigurinë e përbashkët, me një mbrojtje në krahun lindor”, theksoi ai./abcnews.al