Danimarka fillon trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët F-16

schedule16:18 - 27 Qershor, 2023

schedule 16:18 - 27 Qershor, 2023

Danimarka njoftoi se ka filluar trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët F-16.

Zv.ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, në një fjalim për transmetuesin kombëtar DR, tha se mendojnë t’i dhurojnë Ukrainës avionë F-16 dhe se po vlerësojnë numrin e tyre.

Ai theksoi se për të kryer ndihmën me F-16 ndaj Ukrainës është e nevojshme që pilotët ukrainas të kalojnë përmes një trajnimi 6 deri në 8 mujor dhe se këto trajnime e kanë filluar.

Danimarka ka porositur 27 avionë F-35A të cilët do të zëvendësojnë avionët F-16 në flotën e saj. Pritet që avionët e ri luftarak të hyjnë në inventarin e Forcave të Armatosura të Danimarkës në fund të vitit 2023.

Vendet e udhëhequra nga Holanda dhe Danimarka për furnizimin e Ukrainës me F-16, në muajin maj pranuan që të trajnojnë pilotët ukrainas për avionët luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA-ja dhe të përdorur gjerësisht nga NATO.