Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, gjatë tentativës për kryengritje së armatosur në Rusi, kishte urdhëruar që ushtria të vihej në gatishmëri të plotë.
“Unë dhashë të gjitha urdhrat për të vënë ushtrinë në gatishmëri ,” tha Lukashenko.
Politikani vuri në dukje se “ishte e dhimbshme të shikoje” ngjarjet që ndodhën në jug të RusiSë. Sipas tij, nuk ka revolucione me ngjyra nëse nuk ka arsye për këtë në vend.
/abcnews.al