SC Gjilani ka emëruar edhe zyrtarisht kryetrajnerin e ri të skuadrës, trajnerin shqiptar Klodian Duron.
Drejtuesit kuqebardhë dhe trajneri 45-vjeçar kanë gjetur akordin për të filluar bashkëpunimin për edicionin 2023/24.
“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e trajnerit Klodian Duro. Duro vjen me një eksperiencë si trajner i disa klubeve në kampionatin elitar të Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e klubit gjilanas.
Klodian Duro ka eksperiencë në disa prej klubeve elitare të Shqipërisë dhe Kosovës.
Duro karrierë në Kosovë ka bërë pak vite më parë te Feronikeli.