Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Statistika skandaloze, Zidane: E çuditshme, nuk kryqëzoj asnjë!

schedule10:14 - 19 Shtator, 2019

schedule 10:14 - 19 Shtator, 2019

Reali i Madridit është në krizë dhe një nga treguesit e kësaj është humbja 3-0 ndaj francezëve të PSG. Ajo çka ra në sy më së shumti është fakti që spanjollët nuk ia dolën të godisnin në portë në asnjë moment. Bale provoi disa, sikurse edhe Benzema. Sulmuesi francez tentoi 9 herë, por nuk e gjeti dot kuadratin.

Zidan pas ndeshjes nuk dëshironte të bënte ndonjë lojtar në veçanti me faj: “Jemi të gjithë në të njëjtën barkë dhe nuk dua të kryqëzoj asnjë. Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje dhe të përqendrohemi tek e radhës. Kur humbasim është faji i të gjithëve”.

“Zero gjuajtje në portë? Nuk më pëlqeu diçka e tillë. Është një ndjenjë e çuditshme. Me cilësinë e lojtarëve që kemi në dispozicion, në teori duhet të krijojmë shumë raste shënimi. Nuk ishim në asnjë moment në lojë”, përfundoi tekniku francez i Real Madridit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!