Një ish-futbollist ka mbetur i vrarë në Amsterdam. Bëhet fjalë për Kelvin Maynard, 32-vjeçarin që është qëlluar me armë dhe policia holandeze ka konfirmuar gjithçka përmes një komunikate të bërë në faqen zyrtare në Twitter.
We kunnen bevestigen dat het dodelijke slachtoffer van het schietincident gisteravond op de Langbroekdreef de 32-jarige Kelvin Maynard is. Het onderzoek naar zijn dood is in volle gang.
— Politie Amsterdam eo (@Politie_Adam) September 19, 2019
“Mund të konfirmojmë se viktima fatale e incidentit prej të shtënave në Langbroekdreef është 32-vjeçari Kelvin Maynard. Hetimi për vrasjen e tij është në proces e sipër”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Amsterdamit.
Maynard dy vite më parë ishte shkëputur nga futbolli i luajtur, pas një eksperience me Quick Boys. Mbrojtësi me origjinë nga Surinamo ka qenë pjesë e FC Volendam, Olhanense, Kecskemet, FC Emmen, Royal Antwerp, Burton Albion dhe SV Spakenburg. /abcnews.al

