Pas lirimit të 3 policëve kosovarë, të arrestuar prej 12 ditësh në Serbi, ka reaguar edhe ish-kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili shprehet se ky është një lajm i mirë.
Hoti falënderon miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin e tyre dhe një falënderim të veçantë ka për Shqipërinë dhe për angazhimin e fuqishëm dhe koordimin e saj me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve.
Postimi i Hotit:
Lirimi i tre policëve të Policisë së Kosovës është lajm i mirë.
Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin për lirimin e tyre. Republika e Kosovës është mbështetur gjithmonë tek miqtë.
Falënderim i veçantë për Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordinimin me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve.r.t/abcnews.al