Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maradona dy “hapa” larg, objektivi i radhës Hamsik

schedule09:34 - 19 Shtator, 2019

schedule 09:34 - 19 Shtator, 2019

Diego Armando Maradona mund të parakalohet nga sulmuesi Dries Mertens, i cili ka ngushtuar në dy gola diferencën me legjendën argjentinase që ka shkëlqyer me Napolin. Belgu realizoi me penallti golin që hapi takimin kundër Liverpool.

Mertens tashmë numëron 113 gola të realizuar me fanellën e Napolit në të gjitha garat, kurse Maradona 115. Sulmuesi i klubit italian nuk synon vetëm të parakalojë argjentinasin. Pasi ta bëjë diçka të tillë do t’i vihet pas edhe Marek Hamsik.

Ky i fundit ka shënuar me fanellën e Napolit plot 121 gola. Duke parë diferencën, është e pashmangshme për Mertens të mos i parakalojë të dy këta lojtarë. 32-vjeçari këtë sezon ka shënuar 3 gola në Serie A, kurse rekordin e ka 28 gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!