Prej disa ditësh tashmë po raportohet në media për një kalim të mesfushorit kroat, Marcelo Brozovic nga “zikaltërit” e Inter, tek arabët e Al-Nassr dhe sipas raportimeve më të fundit nga “Sky Sports” në Itali, duket se kjo marrëveshje është arritur.
Brozovic mësohet të ketë zbrazur dollapin e tij në qendrën stërvitore të Inter, “Appiano Gentile”, teksa është arritur një marrëveshje përfundimtare mes klubeve, me vlerë 22-24 milionë euro.
Me shitjen e 30-vjeçarit, “zikaltërit” e Milanos mund të tentojnë afrimin në “Meazza” të talentit të mesfushës italiane nga skuadra e Sassuolo, Davide Frattesi, me këtë të fundit që kërkohet dhe nga shumë klube të tjera. /i.m /abcnews.al