Për herë të parë një kompani do të bëjë shpërndarjen e ushqimit me robotë

schedule16:50 - 25 Qershor, 2023

schedule 16:50 - 25 Qershor, 2023

Kompania estoneze e udhëtimeve dhe shpërndarjes së ushqimit Bolt njoftoi të mërkurën një marrëveshje me kompaninë amerikane të robotikës Starship Technologies për të zgjeruar operacionet e saj në një numër vendesh duke filluar nga viti 2023.

Starship u themelua në vitin 2014 nga bashkëthemeluesit i Skype, duke filluar me dërgesat nga robotët vetë-drejtues në Londër. Që atëherë, robotët me 6 rrota kanë funksionuar në 50 zona shërbimi, duke shpërndarë ushqime, sende ushqimore dhe pako të vogla për konsumatorët.

Sipas Reuters, Starship ka një flotë prej më shumë se 2000 robotësh në Estoni, Britani dhe SHBA dhe ka përfunduar 5 milionë dërgesa komerciale.

Me këtë partneritet, Starship do të ketë akses në mbi 100 milionë klientë Bolt në më shumë se 45 vende dhe 500 qytete.

Bolt pret që dorëzimi duke përdorur robotë do të rrisë përfundimisht përfitimin e tij për dërgesë./abcnews.al