Qeveria kineze thuhet se i ka dorëzuar një notë proteste ambasadorit amerikan në Pekin për komentet e bëra nga presidenti Joe Biden, i cili iu referua homologut Xi Jinping si një “diktator”.
Nicholas Burns mori notën diplomatike disa orë pasi Biden bëri komente për Xi në një mbledhje fondesh në Kaliforni, sipas ëall Street Journal, duke cituar tre zyrtarë të paidentifikuar amerikanë.
Biden tha se Xi nuk ishte në dijeni të balonës spiune që u rrëzua në hapësirën ajrore amerikane, duke shtuar: “Ky është një siklet i madh për diktatorët. Kur ata nuk e dinin se çfarë ndodhi.”/abcnews.al

