Konspiracionisti shqiptar shokon me lidhjen mes Titan dhe Titanik: Nuk ka asnjë ngjarje rastësore, shikoni datën

schedule09:51 - 23 Qershor, 2023

schedule 09:51 - 23 Qershor, 2023

Konspiracionisti nga Kosova, Arianit Sllamniku ka folur për ngjarjen që ka tronditur botën prej disa ditësh. Një nëndetëse e njohur si Titan u zhduk pasi kishte shkuar në oqean për të parë nga afër rrënonjat e Titanikut. Në të ndodheshin 5 persona me influencë shumë të madhe në botë, nga të cilët nuk ka asnjë gjurmë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Sllamniku u shpreh se kjo tragjedi nuk ishte rastësi që ndodhi pikërisht në këtë vit. Sipas tij, mjafton të bëhet një llogari përmes datës që u përmbyt Titaniku dhe kupton lidhjen.

“Pse pikërisht vizita e Titanikut të bëhet me një nëndetëse të tillë në vitin 2023 dhe jo në vitin 2022, 2021, 2020 apo vitin e ardhshëm 2024.

Ju lutem, mblidhni numrat e datës së fundosjes së Titanikut dhe çfarë numri na jep në fund.

Pra, 15.04. 1912-> 1+5+0+4+1+9+1+2=23. Pra, data e fundosjes së Titanikut, na jep vitin e “skandalit”, ose fundosjes së dytë të “Titanikut” të dytë ose te vendi i Titanikut. Rastësi apo jo? Te shqiptarët zakonisht qendron kjo arsye, e shpjegimit të ngjarjeve si rastësi. Në këtë botë nuk ka asnjë ngjarje rastësore”, u shpreh Sllamniku./abcnews.al