Pas një pauze jo të shkurtër pas 14 majit, Ilir Meta iu rikthye konferencave me median, për të reaguar mbi aksionin e policisë në kampin A-Sharaf në Manzë, të martën. Kreu i Partisë së Lirisë kërkoi transparencë nga qeveria.
“Aksioni i fundit policiesk dhe politik ndaj kampit Ashraf, mund të themi me bindje të qartë se ky aksion është kryer në bazë të pretendimeve të regjimit iranian për veprimtarinë e supozuar të tyre kundër këtij regjimi” tha kreu i PL
Po ashtu, Ilir Meta reagoi për draftin e qeverisë, për legalizimin e kanabisit mjeksor, duke u shprehur prerazi kundër, me disa argumente.
“Asnjë familjarë nuk mund të jetë i qetë në familjen tij, pasi është një akt i rëndë, tërheqja është i vetmi hap, për të çrënjosur”, shtoi ai.
Berisha po përgatitet për protesta, por duket se Ilir Metën këtë herë nuk e ka kaq të bindur se kjo është ajo që duhet të ndodh.
“Opozita ka bërë dhe do të bëjë protesta por e rëndësihme është të kuptojmë që edhe vetë shqoria duhet të reagojë” u shpreh Meta.
A do e braktisë në këtë aksion Berisha, aleatin e tij më të ngushtë? Kjo do të ketë një përgjigje në një moment të dytë./abcnews.al

