“Xi Jinping është një diktator”, Pekini zyrtar reagon pas deklaratës së Biden

schedule12:25 - 21 Qershor, 2023

schedule 12:25 - 21 Qershor, 2023

Pekini zyrtar i është kundërpërgjigjur presidentit amerikan, Joe Biden pasi iu referuar homologut kinez, Xi Jinping si një “diktator”, duke thënë se komentet ishin absurde dhe një provokim. Kjo është një përplasje e papritur që vjen menjëherë pas përpjekjeve të të dyja palët për të ulur tensionet.

Komentet e Biden erdhën vetëm një ditë pasi Sekretari i Lartë i Shtetit, Antony Blinken vizitoi Pekinin për të stabilizuar marrëdhëniet dypalëshe që Kina thotë se janë në pikën më të ulët. Biden tha se Xi ishte i turpëruar për tensionet e fundit të shkaktuara nga balona spiune kineze që ishte në territorin e SHBA-ve.

“Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë, kur e qëllova atë balonë plot me pajisje spiunazhi në të, ishte se ai nuk e dinte se ishte aty. Ky është një siklet i madh për diktatorët. Kur ata nuk e dinin se çfarë ndodhi.”, theksoi Biden./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!