Një qytetare e revoltuar ka telefonuar në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”. Ajo ka thënë se në Shqipëri nuk duhet të jenë 140 deputetë, pasi janë të shumtë në numër krahasuar me popullësinë e vendit.
Sipas qytetares, Sali Berisha duhet të largohet, gjithashtu të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe Monika Kryemadhi.
“Pse rri Sali Berisha 90-vjeç? 140 deputetë, turpi i Zotit, 40 deputetë duhet të ishin në Shqipëri, se 1 milionë e gjysmë banorë janë në Shqipëri dhe çfarë po bëjnë deputetët? Mblidhen një herë në javë dhe zihen me njëri-tjetrin dhe vishen, pispillosen. Fajin e ka SPAK-u që nuk vë dorë, doli Monika dje dhe rrinte si e urtë, bënte si e zgjuar. 140 deputetë, turp, turp dhe i dyfishoi rrogën”, u shpreh ajo./abcnews.al