Ishte skulptorja e parë shqiptare/ Varvarica për jetën e Kristina Koljakës: Ishte plot drama, mund të bëhet një film

schedule11:00 - 20 Qershor, 2023

schedule 11:00 - 20 Qershor, 2023

Artistja Suzana Varvarica, në intervistën për “Pas mesnate” tha se ka dëshirë t’i kthehet librit për Kristina Koljakën për ta bërë atë të kohës. Koljaka ishte një skulptore shqiptare dhe një nga gratë e para që arrin sukses në këtë fushë në Shqipëri. Duke u ndalur tek jeta e saj, ajo tha se ka qenë e shoqëruar me drama.

“Ka pasur një fat tragjik. Në të gjithë jetën e saj, gjatë gjithë rrugës që ka bërë ka pasur drama që fillojnë që në Kavajë kur ishte një vajzë e vogë sepse familja e saj kishte vetëm vajza. Babai lëvizte shumë jashtë shtetit sepse ishte inxhinier mekanik dhe drama e parë e atyre vajzave ishte se ishin shumë të bukura.

Ishin vajza bionde, me sy bojqielli dhe ishin të veshura civil. Dhe djemtë i kapnin nga flokët nga pas, u tërhiqnin gërshetat. Dhe babai i detyroi t’i vishte me ferexhe. Drama tjetër ishte kur u kthye në Shqipëri e dashuruar me të shoqin dhe është gruaja e parë që bën një kërkesë për t’u ndarë nga i shoqi.

Kristina është gruaja e parë që e ka bërë me bindje dhe ka rritur në një mënyrë po dramatike nipin e saj që lind me një dëmtim që sot është në SHBA në karrige me rrota. Drama më e madhe është babai që i masakrohet pas ’44 dhe akuzohet si armik i popullit. Kjo dramë kthehet në një dramë artistike dhe shteti shqiptar i tha se duhet të bësh Leninin. Jeta e saj mund të bëhet një film.“, tregoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!