Kryeministrja e Serbisë Anna Brnabic, deklaroi se një kompromis me Beogradit dhe Prishtinës është zgjidhja e vetme e mundshme. Në një intervistë për të përditshmen e Beogradit ‘Blic’ Brnabic foli edhe për pasojat e ‘konfliktit të ngrirë’.
Para nisjes për në Berlin ku pritet të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, i ka thënë gazetës ‘Blic’ se është fakt se Serbia ka mospajtime me Gjermaninë ldihur me çështjen e Kosovës. Me këtë rast ajo ka riafirmuar qëndrimin e Beogradit zyrtar se kusht për vazhdimin e dialogut me Prishtinën është heqja e tarifave doganore të vendosura nga autoritet kosovare për mallrat serbe. Sipas saj, konflikt i ngrirë ngërthen rrezikun që në një moment edhe të shkrihet: ‘Konflikti i ngrirë është paqëndrueshmëri e ngrirë’- vlerëson kryeministrja serbe, duke tërhequr vërejtjen se komprimisi është e vetma zgjidhje e mundshme: ‘Ai patjetër duhet të nënkuptojë pikërisht atë që e thekson vazhdimisht presidenti Vuçiq: Që të dyja palët të humbasin diçka, por edh që të marrin diçka, përkatësisht, të marrim sa më shumë që mundemi, kurse të humbasim sa më pak që duhet. Pa kompromis nuk do të ketë as zgjidhje,’ – thotë Ana Bërnabiq për të përditshmen ‘Blic, duke shprehur bindjen se zgjidhja komprimise siguron një të ardhme më stabël, më të lumtur dhe paqe e prosperitet afatgjatë. /ABC News Albania 24/7