“Perëndimi duhet të rregullojë politikën e tij me shpresën se konflikti në Ukrainë mund të vazhdojë për një periudhë të pacaktuar kohe”.
Kështu u shpreh të hënën kancelari gjerman, Olaf Scholz, shkruan Tass.
“Ne duhet të përgatitemi se operacioni special ushtarak rus mund të zgjasë për një kohë të gjatë,” tha kancelari gjerman Scholz duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Kjo është ajo për të cilën ne po përgatitemi dhe kjo është ajo ku po orientojmë politikën tonë”, theksoi ai.
“Gjermania do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës për aq kohë sa duhet”, vazhdoi Scholz. “Megjithatë, është e qartë se NATO nuk do të bëhet palë në konflikt.”
Më 14 qershor, qeveria gjermane ka miratuar Strategjinë e parë të Sigurisë Kombëtare të vendit, e cila ruan parimet dhe masat kryesore për t’iu kundërvënë kërcënimeve të mundshme të jashtme ndaj shtetit në vitet e ardhshme./abcnews.al