Nuk ka drejtuar kurrë një ndeshje të tillë, UEFA përcakton arbirtin e “legjionarëve” ndaj Ishujve Faroe

schedule15:51 - 19 Qershor, 2023

schedule 15:51 - 19 Qershor, 2023

Pas triumfit në “Air Albania” ndaj Moldavisë me rezultatin 2 me 0, duke siguruar kështu 3 pikët e para në kualifikueset, Euro 2024, nesër mbrëma, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Kampionatit evropian të futbollit, në transfertën e Ishujve Faroe.

Përballja do të startojë në orën 20:45 me orën tonë lokale, me Kombëtaren dhe Ishujt Faroe që do të përballen në arenën “Torsvollur” të Torshvanit, mirëpo e veçanta e kësaj sfide nuk është vetëm kundërshtari që po përballemi për herë të parë, por dhe arbitri kryesor i përcaktuar nga UEFA.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin nga Qipro, Krisovalantis Theuli, i cili do të drejtorë për herë të parë në karrierën e tij, një përballje të kësaj rëndësie. Qiprioti do të asistohet nga bashkëkombësit e tij, me arbitrat anësorë, atë të 4-tin dhe dhe asistentin e VAR, që janë të gjithë nga Qipro, ndërsa “kreu” i VAR është vendosur greku, Agelos Evangelou.

Ndërkaq, duhet theksuar se Theuli, nuk ka drejtuar kurë një ndëeshje zyrtare të Kombëtareve profesioniste, përveç 2 miqësoreve, Portugali-Nigeri, që ka përfunduar me fitoren e thellë 4 me 0 të “luzitanëve” dhe Maltë-Irlandë, që ka përfunduar me rezultatin 0 me 1. /i.m /abcnews.al