Mancini i lumtur me “të kaltërit”: Fitore e rëndësishme, i rezistuam një presioni të madh

schedule20:36 - 18 Qershor, 2023

schedule 20:36 - 18 Qershor, 2023

“Të kaltërit” e Italisë arritën të mundnin me rezultatin e ngushtë 3 me 2, “tulipanët” e Holandës ditën e sotme, duke siguruar kështu vendin e 3-të, në kompeticionin për Kombëtaret, UEFA Nations League.

I lumtur pas ndeshjes, një koment të shkurtër për mediat e ka bërë dhe tekniku i Kombëtares italiane, Roberto Mancini, i cili lavdëroi lojën e skuadrës së tij, sidomos paraqitjen e dhuruar në pjesën e parë të lojës.

“Pjesa e parë ishte shumë e mirë dhe kërkonte shumë përpjekje, sepse të gjithë ishin shumë të lodhur, gjë që u shfaq në pjesën e dytë. Fakti që kemi mundur t’i rezistojmë një presioni të tillë është një shenjë e mirë.

Kemi lëvizje taktike interesante. Në pjesën e dytë ndryshuam lojën duke futur në lojë Chiesa dhe Zaniolo me synimin për të luajtur nga krahët. Mbrojtja luftoi deri në fund. Ishte e rëndësishme të fitonim, ky është një turne prestigjioz”,- u shpreh pas ndeshjes tekniku i “të kaltërve”. /i.m /abcnews.al