Eden Hazard deklaroi gatishmërinë e tij për të vazhduar të luajë në nivel profesional.
– Po për të ardhmen?
“Të them të drejtën, nuk e di ende. Pas tre viteve të vështira, dua vetëm të kaloj kohë me familjen time dhe të shkoj me pushime si gjithë të tjerët.
Ndihem ende i aftë për të luajtur në nivel profesional, por në të njëjtën kohë, kam bërë një pushim për dy ose tre vjet. Kam akoma pak energji”, tha ish-mesfushori i Realit.
Në fillim të qershorit, klubi madrilen njoftoi largimin e 32-vjeçarit belg. Më herët u raportua se Hazard mund të përfundojë karrierën e tij. /G.D abcnews.al/