Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron që Zinedine Zidane të kthehet në klub, raporton Marca.
Këtu nuk bëhet fjalë për postin e trajnerit. Perez dëshiron që Zidane të hyjë në strukturën organizative të Real Madridit. Dëshira e presidentit të Los Blancos është për shkak të trashëgimisë që francezi la në Madrid. Nëse Zidane punon në Real Madrid, do të jetë më e lehtë për klubin të nënshkruajë me Kylian Mbappe dhe yje të tjerë.
Kujtojmë se trajneri i Real Madridit tashmë është Carlo Ancelotti. Kontrata e tij vlen edhe për një sezon. /G.D abcnews.al/