Sulm terrorist në Ugandë, humbin jetën 40 persona

schedule11:34 - 17 Qershor, 2023

schedule 11:34 - 17 Qershor, 2023

Një sulm terrorist ka ndodhur në Ugandën perëndimore, pranë kufirit me Republikën Demokratike të Kongos, ku si pasojë kanë humbur jetën 40 persona.

Zëdhënësi i policisë, Fred Enanga tha se rebelët e Forcave Demokratike Aleate (ADF), janë përgjegjës këtë sulm.

“Mbrëmë, rebelët e ADF-së sulmuan shkollën e mesme Lhubirira në komunën Mpondwe, e cila ndodhet rreth 2 kilometra nga kufiri me Republikën Demokratike të Kongos. Deri më tani, 40 trupa janë nxjerrë nga shkolla dhe janë dërguar në spitalin Bwera”, tha zëdhënësi, duke shtuar se 8 nxënësit e plagosur janë dërguar në spital.

Rebelët u larguan drejt Parkut Kombëtar Virunga në RD të Kongos ku po ndiqen nga ushtria dhe policia e Ugandës.

Rebelët e ADF-së e kanë origjinën nga Uganda perëndimore, kur u organizuan në fund të viteve 1990 me synimin për të përmbysur regjimin e presidentit, Yoweri Museveni, por u mundën nga ushtria ugandeze.

Themeluesi kryesor i grupit, Jamil Makulu, u arrestua në Tanzani në vitin 2015 dhe është në paraburgim në një burg të Ugandës.

Rebelët e ADF kanë sulmuar njerëz të pafajshëm për dy dekadat e fundit. /abcnews.al