Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytje të mëdha në Serbi, shembet një urë afër Çaçakut

schedule09:54 - 17 Qershor, 2023

schedule 09:54 - 17 Qershor, 2023

Shirat e dendur që kanë përfshirë Serbinë kanë shkaktuar shumë përmbytje dhe problem në shumë zona. Mediat shkruajnë se për shkak të motit të keq këtë të shtunë është shembur ura në Mrçajevci afër Çaçakut.

Kujtojmë se për shkak të sasisë së madhe të reshjeve ka dalë prej shtatit lumi Musina, kështu që nga dje janë të pakalueshme rrugët Rekovac – Trstenik dhe Mrçajevci – Kralevë afër Adranit.

Ndër të tjera mediat serbe kanë publikuar pamjet e para të momentit të shembjes së urës, ku pos dëme materiale, nuk kishte viktima.

Përmbytjet në shtetin serb shkaktuan dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe banorët e disa vendeve u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në 51 zona dhe vetëm gjatë natës janë evakuuar 217 persona.

Sipas njoftimeve të RHMZ-së, gjendja po monitorohet në Moravën Perëndimore, Crni Timok, lumin Ibër, i cili ka një rritje të lehtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!