Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Çdo metër tokë e rimarrë është e një rëndësie të madhe

schedule23:44 - 16 Qershor, 2023

schedule 23:44 - 16 Qershor, 2023

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se çdo metër i territorit ukrainas i rimarrë nga forcat pushtuese ruse është i një rëndësie të madhe. “Lëvizja jonë përpara është gjëja më kritike,” tha presidenti ukrainas në fjalimin e tij të përnatshëm pas takimit me komandantët e lartë ushtarakë.

“Çdo ushtar, çdo hap i ri që bëjmë, çdo metër tokë ukrainase e çliruar nga armiku është me rëndësi të madhe.” Kujtojmë që Ukraina filloi kundërsulmin e saj të shumëpritur në fillim të këtij muaji dhe tashmë ka pretenduar se ka rimarrë të paktën shtatë vendbanime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!