Çiklisti zvicerian Gino Mader ka vdekur pas një aksidenti në fazën e pestë të “Tour de Suisse” dhe këtë gjë e ka bërë të ditur ekipi i tij Bahrain Victorious.
Pothuajse 200 kilometra në garë, 26-vjeçari Mader u përplas me shpejtësi të madhe me ciklistin amerikan Magnus Sheffield, thanë organizatorët e garës në një deklaratë ditën e enjte. Ata po zbrisnin në Qafën e Albulës drejt La Punt.
“Të premten më 16 qershor, pas një përplasjeje shumë të rëndë gjatë fazës së 5-të të “Tour de Suisse”, Gino humbi betejën e tij për t’u rikuperuar nga dëmtimet e rënda që pësoi”, tha Bahrain Victorious në një deklaratë.
“I gjithë ekipi unë është i shkatërruar nga ky aksident tragjik dhe mendimet e lutjet tona janë me familjen dhe të dashurit e Ginos gjatë kësaj kohe të vëshitrë.”
Në një deklaratë, “Tour de Suisse” tha se ishin zemërthyer dhe e cilësuan çiklistin e ndjerë si një sportist të shkëlqyer dhe një person të mrekullueshëm./h.ll/abcnews.al