Kush e përdhunoi dhe mbyti vajzën që argetonte shoferët? “Serda këndon në muzgun e ditës së rreshajave”, libri-skaner i luftës

schedule11:23 - 15 Qershor, 2023

schedule 11:23 - 15 Qershor, 2023

Në “ABC e Mëngjesit” këtë të enjte ka qenë i ftua shkrimtari kroato-boshnjak, Miljenko Jergoviç, i cili ka folur në lidhje me romanin e tij që tregon historinë e një vajze pa kombësi që këndon në muzgun e ditës së rreshajave.

Shkrimtari në këtë roman të bën të kuptosh se çfarë ka ndodhur në një realitet gjeopolitik që tashmë është humbur, siç është ish Jugosllavia.

Në romanin e tij Jergoviç shprehet se ka fokusin në një histori reale ku një vajzë pa identitet që argëtonte shoferët në Zagreb u vra vetëm për faktin që nuk kishte një mjet identifikimi.

“Ajo që më tërheq më shumë në këtë tregim të romanit është se secili nga ne mund të jetë pjesë e shumicës dhe e pakicës, dhe secili nga ne në një moment mund të bëhet kriminel ose viktimë dhe më e rëndësishme është se në një moment mund të bëhet njëkohësisht në të dy rolet. Personazh është një vajze e re që nuk mund që të përcaktosh prejardhjen e saj, e cila argëtonte shoferët në Zagreb është vrarë pse është vrarë ajo? Sipas meje ajo është vrarë për asryen më të tmerrshme që ekziston në botë, kjo është ideja ime e parë në këtë roman, kjo vajzë është vrarë pasi nuk kishte pasaportë dhe kartë identiteti, nuk është identifikuar. Ne të gjithë jemi nën mbrojtjen e mjetit të identifikimit. Ky është një libër që është shkruan në 2009 një roman mbi Jugosllavinë, për këtë vajzë që ishte nga askundi. Disa vite më vonë në realitet ndodhi një ngjarje që ishte kriza e emigrantëve”, ka thënë shkrimtari.

Ndër të tjera shkrimtari ka folur në lidhje me vendlindjen e tij Jugosllavinë, ku thekson se shpërbërja e saj ishte një traumë për ta.

“Unë kam lind në Jugosllavi dhe ekzistenca e këtij vendi dhe shkatërrimi i saj përcaktoi edhe rrugën e jetës sime, ndaj mund të them se kjo është fati dhe sëmundja ime. Fati është në këtë kuptim. Gjenerata ime nuk mundet me jetuar krahas këtij fakti, shpërbërja e Jugosllavisë dhe mënyra sesi ndodhi e gjithë kjo na ka ësuar një gjë që është e rëndësishme kur bëhet fjalë për identitetin, sikur të mos na pyesë askush ne e dimë kush jemi. Njerëzit në Kosovë filluan që të bëhen të vetëdijshëm që janë shqiptar kur u goditën për këtë fakt, nëse dikush do i rrihte se janë të thinjur dhe ky do të ishte identiteti i tyre. Shpërbërja e Jugosllavisë u kthye ne traumën tonë, sepse fakti që na rrahën dhe na goditën ishte dhe trauma jonë më e madhe, Serda është roman që flet për këto problem”, ka thënë ai./abcnews.al