Ai mund të jetë i famshëm për shumë arsye, por Cristiano Ronaldo ka edhe festën më ikonike.
“SIU” i famshëm është identifikuar me superyllin portugez, por pakkush e di se kur dhe si ka nisur. Pikërisht këtë ka shpjeguar CR7, duke folur për “FourFourTwo”, ku ka folur për mënyrën e rastësishme se si ka nisur të bëjë festën e tij të famshme.
“Kam filluar ta them kur isha ende te Real Madrid. Ne ishim atëherë në SHBA, duke luajtur me Chelsea dhe e vërteta është se nuk e di si doli nga unë kjo festë.
Unë sapo shënova dhe më funksionoi.
Ishte shumë e natyrshme të jem i sinqertë. Njerëzit më kujtojnë për shkak të kësaj feste. Ndaj është mirë dhe kështu do të vazhdoj ta bëj”, ka thënë portugezi. /G.D abcnews.al/