Një person është vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën C”. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Kosova Press se nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete.
“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete.
Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë Ahmeti. /abcnews.al