Analisti Mentor Nazarko tha se pas rrëmbimit të tre policëve në veri të Kosovës mund të qëndrojë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. I pyetur nga gazetari Artur Zheji nëse mendon se është diçka e kërkuar nga forcat e armatosura serbe apo e bërë nga radikalët, analisti tha:
“Vuçiç është në një lloj krize. Sa kohë që ka afruar ushtrinë dhe nuk mund të bëjë dot asgjë sepse në anën tjetër të kufirit është KFOR-i, ka konceptuar, krijuar një gjest të tillë me karakter simbolik për nga përmasa por kënaq atë që është përfytyrimi i serbit të zakonshëm që ‘ja vepruam sikur ta kishim territorin territorin tonë, i poshtëruam ata’.”, tha ai.
Edhe eksperti i sigurisë tha se forcat Kobra që rrëmbyen tre policët veprojnë në përgjigje të urdhërave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ministrit të Mbrojtjes si edhe shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë./abcnews.al

