Ulet borxhi i jashtëm/ Për tre muajt e parë të vitit tkurret me 2%

schedule14:36 - 12 Qershor, 2023

schedule 14:36 - 12 Qershor, 2023

Niveli i borxhit të jashtëm bruto është ulur me 2% në tre muajt  e parë të këtij viti.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në fund të muajit mars Borxhi i Jashtëm Bruto në raport me PBB shënoi nivelin  51.5% nga 53.5% në fund të fund të vitit 2022.

E përkthyer në shifra detyrimet e borxhit publik ranë me 82 milionë euro gjatë tremujorit.

Borxhi i jashtëm publik përfshin huamarrjen me jashtë drejtpërdrejt nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ndikim në ulejn e borxhit të jashtëm ka dhënë  forcimi i lekut ndaj monedhës europiane pasi Shqipëria e ka borxhin e jashtëm kryesisht në euro.