Në ABC e Mëngjesit, këtë të hënë ka qenë i ftuar Sigi Hysa një kuzhinier dhe bloger ushqimi që duket se pasioni i tij ka nisur që në fëmijëri.
Në një intervistë të dhënë për gazetarin Alban Musa, kuzhinieri i ri ka treguar se shembulli që ai ka ndjekur në këtë rrugëtim ka qenë gjyshi i tij, Met Kodrën i cili gjithashtu kishte qenë një kuzhinier.
Ai shprehet se në fillim ka parë shumë video dhe e ka studiuar si fushë deri në momentin që ka marrë dhe hapin për të provuar vetë.
Gatimi i tij i parë ka qenë në moshën 13 vjeçare dhe receta e gatuar është tava e dheut. Sigi emocionohet kur tregon se gjyshi ka qenë dhe pika e tij e dobët dhe do të kishte shumë dëshirë që të gatuante për gjyshin e tij.
“E gjitha nisi pasi kur shkoja të gjyshi pëlqeja gatimet e tij. Gjithë kohën kam parë video dhe i kam ndjekur me detaje dhe nuk u ndala asnjëherë përpos vështirësive. E them me krenari që jam në gjurmët e gjyshit, gatimi është një punë e lodhshme, pasi pasionantët heqin shumë për ti mësuar si teknika. Gjyshi im ka qenë shumë i rrallë, nuk është vetëm tek unë kjo gjurmë por edhe te njerëzit që e kan njohur. Unë dua që në të ardhmen emrin e tij ta çoj sa më lart.
Gjyshi nuk ka arritur që të më shihte që unë mora drejtimin e kulinarisë. Është peng që unë nuk kam gatuar për të. Tava e dheut është ajo që kam gatuar për herë të parë, në moshën 13 dhe 14 vjeç, dhe e kam dështuar në fillim. Ajo që unë dua të marr gjatë punës sime është shijet që godasin në estetikë dhe në shije dhe në çdo vend që shkoj e them se akoma nuk kam arritur që të gjej një vend ku gatimet e mishit me erëza të lehta, por duhet që të bëj dhe një stazh në SHBA për të sjellë diçka ndryshe. Unë jam i gjithëanshëm në kuzhinë por ajo që më tërheq janë ushqimet ndryshe.”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Sigi ka theksuar se blogun e tij e ka nisur si një pasion për të treguar dhe ndarë me të tjerët receta të ndryshme për gatimet./abcnews.al