Pas takimit të tyre me presidentin tunizian Cais Said, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri holandez Mark Rutte bënë deklarata të përbashkëta për shtypin. Meloni iu referua hapave të ardhshëm në lidhje me bashkëpunimin e BE-së me Tunizinë.
“Qëllimi ynë, deri në Samitin Evropian që do të organizohet në fund të qershorit, është të kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mes BE-së dhe Tunizisë. Ne jemi gati të organizojmë një konferencë ndërkombëtare për migrimin dhe zhvillimin, të cilën e diskutuam me Presidentin Sayed. Do të jetë një hap tjetër në gjithë rrugëtimin tonë”, tha Meloni.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se BE-ja do t’i japë Tunizisë 105 milionë euro për vitin 2023 për të frenuar migrimin. Paratë synojnë të mbështesin Tunizinë në menaxhimin e kufijve, kërkimin dhe shpëtimin, si dhe kundër operacioneve të kontrabandës, tha Von der Leyen në Tunis./abcnews.al